Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit me dy nijete ?

Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit me dy nijete ?

Shumë herë na vijnë pyetje rreth agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit,për ta përcjellë muajin Ramazan, a thua lejohet që në të njëtën kohë të bëhennijet ato ditë edhe për kaza apo kompensim të ditëve të mbetuara gjatë muajitRamazan, siç është fjala për gratë të cilat shkak ciklit mujor janë detyruar taprishin agjërimin për disa ditë, apo dikush nëse ka qenë udhtarë, apo isëmurë etj., me rëndësi ju kanë mbetur ditë pa agjëruar, tani a thua vallë bënëagjërimin e këtyre gjashtë ditëve ta bëjmë me dy nijete?

Përgjigja:

Fillimisht para se të flasim për meselen e agjërimit me dy nijete, themi seagjërimi gjashtë ditëve të Shevalit është sunet , respektivisht e proferuar. E qëpër këtë mesele kemi folur më parë, në meselën e kaluar.

Ndërsa sa i përket agjërimit të këtyre gjashtë ditëve me dy nijete: nijetinpër kaza për ditët e mbetura gjatë Ramazanit, atyre që ju kanë mbetur disaditë pa agjëruar dhe të njëjtën kohë edhe me nijet për ta çuar sunetin nëvend, për ta marr shpërblimin e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve.

Rreth kësaj meseleje kanë diskutuar ulematë, e shkurtimisht themi:

Shumica dërrmuese e ulemave nga katër medhhebet mendojnë se nukbënë që të bashkohen dy nijete gjatë agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit,por secili agjërim veç e veç, ditët e kompensimit veç dhe ditët e Shevalit veç.

Kjo duke u bazuar në atë se që të dy agjërimet janë synim në vete, edheagjërimi farz, respektivisht kompensimi i ditëve të mbetura borxh, por edheagjërimi sunet, respektivisht agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, ndaj nukbënë që të ngërthehen apo bashkohen dyjat me një nijet.

Mendimi i dytë: Lejohet agjërimi me dy nijete. Kështu thonë disa ulema,ndër ta Shihabudin Err-Rrumelij i hanbelive, i cili kur është pyetur për një njeriqë ka obligim ditë të caktuara nga Ramazani dhe i bënë kaza, i kompensonato në Sheval, a arrin edhe sevapin e gjashtë ditëve të Shevalit? (Ështëpërgjigjur): Po atij i numërohen ditë të kompensuara, ashtu sikurse që arrinedhe sevapin e ditëve të Shevalit, e që për këtë kanë thënë edhe shumëulema të vonshëm’.[1]

Mendoj se mendimi i parë, respektivisht i shumicës së ulemave, ështëmendim i saktë me të cilin duhet punuar dhe atë për faktin se gjashtë ditët eShevalit janë synim i veçantë i Ligjvënësit për t’i agjëruar në mënyrë që tëplotësohet tërë viti me agjërim apo të konsiderohet agjërim i plotë. Kështu lëtë kuptohet hadithi i Ebu Ejub Ensariut, r.a. se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi vesel-lem, ka thënë:“Atij që e agjëron Ramazanin, pastaj e pason atë me gjashtëditë të Shevalit, i llogaritet sikurse agjërimi i tërë vitit.” [2]

Kështu që nuk mund të llogaritet agjërimi i gjashtë ditëve pasues iRamazanit pa i ndarë ditët e agjërimit secilin veç e veç.

Pastaj këto gjashtë ditë të Shevalit janë pasuese të Ramazanit e jo brendatij, sepse nëse i bashkon atëherë sikurse po i fut brenda tij dhe nuk po iagjëron më shumë se 30 apo 29 ditë e që është muaji i Ramazanit. Ndërsahadithi po thotë se ai që e agjëron Ramazanin, domethënë i agjëron të 30 ditët apo 29-tat (varet sa ditë i ka muaji) e pastaj e pason atë me gjashtë ditëtë Shevalit, i llogaritet sikurse me agjëruar tërë vitin.

Pa i agjëruar gjashtë ditë jashtë Ramazanit, ai nuk i ka plotësuar 60 ditët esynuara me hadith të cilat kur t’i bashkangjiten Ramazanit i cili është saagjërimi i dhjetë muajve apo 300 ditëve, atëherë bëhet një vit. E që synimi iLigjvënësit është të llogaritet muslimani se ka agjëruar një vit, respektivishttërë jetën sepse çdo vit ai vepron njësoj, ndaj llogaritet sikurse me qenëagjërueshëm gjatë gjithë jetës. Këtë e vërteton hadithi i Thevbanit, r.a. i cilitregon se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

عن ثوبان ان رسول الله ﷺ قال صيامُ شهرِ رمضانَ بعشرةِ أشهرٍ، وصيامُ ستةِ

أيامٍ بعدَهُ بشهرينِ، فذلكَ صيامُ السنةِ

“Agjërimi i muajit ramazan ka vlerën e (agjërimit të) dhjetë muajve, ndërsaagjërimi i gjashtsë ditëve (të Shevalit) pas tij, ka vlerën e (agjërimit të) dymuajve, e ky është agjërim i tërë vitit” [3]

Kështu që për të arritur këtë shpërblim të madh, duhet agjëruar muajin e plotëRamazan veç dhe gjashtë ditët e Shevalit veç.

Pastaj një veprim i tillë është edhe më i sigurt, është më i plotë, sepse kështuthonë të gjitha medhhebet, ndaj nëse e merr me këtë mendim, nuk i bashkontë dy agjërimet me një agjërim, atëherë ke punuar me katër medhhebet dhesigurisht se je edhe më i qetë. E muslimani, në veçanti në adhurime apoibadete, ka dëshirë të punojë me mendimin më të sigurt që e qetëson atë.

Allahu e di më së miri.