Përgjigje:
Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, respektivisht si përcjellje e muajitRamazan, është sunet dhe atë duke u bazuar në hadithin e Ebu Ejub Ensaritr.a. se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيِّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ
قَالَ: مَنْ صَامَ رَمَضَانَ، ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ، كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ
“Atij që e agjëron Ramazanin, pastaj e pason atë me gjashtë ditë të Shevalit, illogaritet sikurse agjërimi i tërë vitit.” [1]
Nga ky hadith kuptohet qartë se preferohet agjërimi i gjashtë ditëve tëShevalit. Urtësia e këtij agjërimi dhe numrit gjashtë është se shpërblimi i njëvepre të mirë shumëfishohet me dhjetë, pra dhjetë sevape për një vepër tëmirë, apo vepra e mirë shpërblehet dhjetë fish më së paku, siç ka thënëAllahu:
(مَن جَاۤءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشۡرُ أَمۡثَالِهَاۖ وَمَن جَاۤءَ بِٱلسَّیِّئَةِ فَلَا یُجۡزَىٰۤ إِلَّا مِثۡلَهَا وَهُمۡ لَا یُظۡلَمُونَ)
“Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish…”(Enam:160)
Kështu që gjashtë ditë agjërimi, nga 10 në shpërblim i bie 60 ditë, e qëjanë dy muaj ditë. Atje më parë ka agjëruar Ramazanin 30 ditë, çdo ditëshpërblehet dhjetëfish, e që i bie 300 ditë, respektivisht dhjetë muaj, edhegjashtë ditë të Shevalit 60 ditë e që bie dy muaj, e që atje 10 dhe këtu 2 muaj,i bie 12 muaj agjërim, e që është për qëllim ‘agjërimi i tërë vitit’ siç u cekë mëlartë në hadith.
Këto ditë mund të fillohen të agjërohen menjëherë nga dita e dytë eShevalit, domethënë një ditë pas Bajramit, por mund edhe më vonë. Atomund të agjërohen radhazi, por edhe të ndara ‘zik zak’, respektivisht kur tëdëshirojë ai, me rëndësi është që të plotësohen gjashtë ditë të muajit Sheval.
Të qenurit e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve të Shevalit sunetrespektivisht e preferuar, janë shumica dërrmuese e ulemave. Një gjë e tillëështë transmetuar nga Ibnu Abasi, Tavusi, She’abiu, Mejmun ibn Mehrani,kështu mendon edhe Ibnu Mubareku, nxënësi i Ebu Hanifës, pastaj Shafiu,Ahmedi, Is’haku dhe të tjerë. Madje kështu mendojnë edhe hanefitë. Zebidi nëSherh Ihja Ulum ed-Din ka thënë: ‘Me këtë mendim janë edhe Ebu Hanife,Ahmedi dhe Shafiu’. Ibnu Abidini ka thënë: ‘Autori i Hidajes në librin e tij Et-Texhnis ka thënë: ‘Agjërimi i gjashtë ditëve (të Shevalit) pas ditës së Bajramitradhazi (njërën pas tjetrës,) disa ulema e kanë konsideruar të pa pëlqyeshme (të urrejtur-mekruh), por mendimi i përzgjedhur është se nuk ka dert. Kjo përfaktin se urrejtja ka qenë nga frika se mos po konsiderohen ato ditë si ditështesë të Ramazanit, e që kjo i bie ngjashmëri me të krishterët (të cilët e kanëzgjatur agjërimin e tyre të caktuar nga Allahu), por tani nuk ka frikë më për njëgjë të tillë (ndaj lejohet të agjërohen ato ditë qoftë edhe të ngjitura njërën pastjetrës). Po kështu ka ardhur dhe në librin Ez-Nevazil të Ebu Lejthit, pastaj nëVakiat të El-Husam Esh-Shehid, pastaj në El-Muhit El-Burhanij dhe në Edh-Dhehireh. Në librin El-Gajeh ka ardhur se Hasen ibn Zijadi (nxënësi i EbuHanifës) ka thënë: Bënë të agjërohen gjashtë ditët e Shevalit dhe ka shtuar semjafton që dita e bajramit të jetë ndarëse mes Ramazanit dhe gjashtë ditëvetë Shevalit. Po ashtu thuhet në El-Gajeh se shumica e ulemave tëmëvonshëm e kanë konsideruar të lejuar (preferuar) agjërimin e këtyregjashtë ditëve, por kanë diskutuar mes vete: a më mirë është të agjërohen tëndara apo të ngjitura’. El-Haskafij ka thënë: ‘Më e proferuar është që ditët eShevalit të agjërohen ‘zik zak’ (të agjërohen të ndara), ani pse nuk është eurryer edhe të agjërohen të ngjitura’.
Kasani ka thënë: ‘Nëse agjëron ditën e Bajramit dhe pastaj edhe pesë ditëtjera rresht, kjo është e uurejtur mekruh, ndërsa nëse nuk e agjëron ditën eBajramit, por pastaj pas Bajramit agjëron gjashtë ditë, kjo nuk është e urrejtur,por është e preferuar dhe sunet’.
Mendimi i dytë: Përballë mendimit të parë kemi disa ulema, ndër taMaliku i cili ka thënë në Muvata se ‘agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është iurrejtur mekruh, duke shtuar se nuk e kam parë askënd nga njerëzit e dijesdhe të fikhut që i kanë agjëruar, nuk kam dëgjuar se ato i ka agjëruar ndokushnga selefët e parë. Dijetarët e kanë urrejtur një agjërim të tillë dhe kanë frikëse mos është bidat një agjërim i tillë dhe se mos po i bashkangjitet Ramazanit(po i shtohet Ramazanit) diçka çfarë nuk është prej tij.
Kadi Ijad pasi cekë këtë nga Maliku shton e thotë: ‘Dijetarët tanë kanëthënë: Mund të ketë mundësi që Maliku e ka konsideruar të urryer agjërimin eatyre gjasht ditëve nga frika se mos po mendojnë më pas njerëzit që iagjërojnë ato gjashtë ditë se janë farz. Por, ai që i agjëron ata në formën qëka porositur Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem atëherë agjërimi i atyre ditëveështë i lejuar, e disa dijetarë kanë thënë se ndoshta Malikut nuk i ka arriturhadithi lartpërmendur, ose e ka konsideruar të dobët’.
Allahu e di më së miri.
